NATO është më e vendosur se kurrë për të mbështetur Ukrainën, sipas një deklaratë të kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson, shkruan BBC.

Të gjithë lidërët që kanë marrë pjesë në samitin e NATO-s kanë rënë dakord që të ofrojnë më shumë ndihmë për Ukrainën, tha Johnson.

“Vendet e NATO-s, G7 dhe Commonwealth do të bashkëpunojnë për të ndihmuar botën të përballet me ndikimet e luftës, si rritja e çmimeve të karburantit dhe kostos së jetesës dhe mungesa e ushqimit”, shtoi ai.

Jo çdo vend ka të njëjtin këndvështrim për pushtimin e Rusisë, kështu që sipas tij se disa mite rreth pushtimit duhet të zhduken, të tilla si se NATO provokoi konfliktin, ose se Rusia nuk ishte përgjegjëse për bllokimin e eksporteve të grurit, ose që Perëndimi nuk ka fuqinë për të mbështetur personat në nevojë në Ukrainë për shkak të presioneve të tyre.

Johnson shtoi se fakti që Finlanda dhe Suedia, të cilat ai i quajti “vendet paqedashëse që kanë qenë neutrale për dekada” po i bashkoheshin NATO-s tani tregon gjithçka për NATO-n dhe Putinin. Ai shtoi se nëse Ukraina do të pranonte kërkesat e Rusisë, pasojat në mbarë botën do të ishin “të tmerrshme”.