Trekëndëshi Bora-Donald-Beatrix ka qenë çështja më e diskutuar në rrjet dhe jo vetëm për muaj me rradhë.

Por ky trekendësh nuk ekziston më. Donaldi zgjodhi Bora Zemanin dhe bëri gjithçka që të fitonte faljen e saj. Pas shumë provash të pakontestueshme tashmë jemi të bindur që dyshja janë bashkë. Nga ana tjetër Beatrix, duket se ka pranuar situatën dhe po shijon famën. Por sërish nuk nguron të thumbojë herë pas here ish të dashurin e saj.

Këngëtarja nga Kosova, sot feston ditëlindjen dhe në këtë ditë të lumtur për të ka vendosur që të lumturojë edhe fansat e saj. Ajo ka publikuar këngën e saj më të re “Vonë” dhe padyshim mund të themi që është një dedikim për Donald Veshajn.

“Kur e pate nuk dite se majte,”-këndon Trixa në një fragment. “Jo nuk e gjej tek ti një ndjenjë, je fake,”- thotë ajo më tej.

Ju kujtojmë që në një intervistë të shkurtër një javë më parë pyetjes se a është penduar për ndonjë gjë në BBV, Beatrix Ramosaj iu përgjigj kështu:

“Nuk jam pishman. Fare nuk jam, çdo gjë që e bëj nëse e kam ndier në moment…. Nuk ka asgjë për të qenë pishman nëse do e ktheja kohën pas e vetmja gjë që do i thoja vetes time do ishte që të mos kisha aq shumë frikë, ndoshta ta shijoja më shumë atë eksperincë.”

Ndërsa sa i përket ribashkimit të Bora Zemanit me ish të dashurin e saj Donald Veshaj, ish-banorja e BBV iu bëri urime.

“Është një pyetje që po ma bëjnë të gjithë. Nëse ata kanë gjetur lumturinë atëherë edhe unë jau uroj.”– tha Beatrix.