Rritja drastike e cmimeve të energjisë po prek shumë gjermanë, deri në pikën që disa prej tyre nuk kanë zgjidhje tjetër përvec se të kërkojnë ndihmë ushqimore.

Shtyrë dhe nga lufta në Ukrainë, inflacioni në Gjermani ka arritur në nivelin 7.9% në muajin maj, niveli më i lartë që nga ribashkimi i vendit në 1990-ën, dhe cmimet e produkteve ushqimore janë ndër më të prekurat.

Qytetarët shprehen se tashmë mendohen dy herë para se të blejnë dicka, për të vendosur nëse disa gjëra duhen vërtet apo të presin uljen e cmimeve dhe ofertat.

Në përpjekje për të lehtësuar presionin në financat në krizë, qeveria ka ulur taksat për karburantin, ka reduktuar ndjeshëm kostot e transportit publik dhe ka premtuar një ndihmë prej 300 eurosh për taksapaguesit.

Por të moshuarit shprehen se ndihma e shtetit nuk është e mjaftueshme, pasi nuk është vetëm një gjë, por janë të shumta produktet që janë shtrenjtuar.

Sipas deputetes së të gjelbërve Ricarda Lang, autore e propozimit për një biletë të vetme prej 9 eurosh për transportin publik vendor, rritja e cmimit të gazit dhe energjisë elektrike nuk ka mbërritur ende tek popullsia. Sipas saj situata do të përkeqësohet më shumë në vjeshtë dhe në dimër.