Dashi-Sot dita ju sjell shumë pasiguri dhe mendja juaj nuk po funksionon si duhet, për të gjykuar në mënyrë objektive situatat dhe njerëzit përreth jush. Nga ana tjetër, dita favorizon sqarimet dhe vendimet të ndryshme që ju shqetësojnë.

Demi– Kushtoni më shumë kohë projekteve tuaja të ardhshme. Ju duhet të bëni disa ndryshime kryesore dhe të shikoni çdo lëvizje tuaj në mënyrë që të ecni me besim më të madh në arritjen e qëllimeve.

Binjakët– Sot do të shihni zhvillime pozitive kryesisht në çështje të së kaluarës, të cilat mbetën pezull për një kohë të gjatë. Atje ku kishit pranuar se asgjë nuk mund të bëhet, tani gjithçka ka filluar të lëvizë në favorin tuaj.

Gaforrja-Ankthi që keni ndjerë kohët e fundit ju ka hequr nga rutina juaj dhe ju ka çuar në lëvizje spazmatike, të cilat nuk sjellin rezultate. Kjo e shtunë është një ditë e mirë për t’u qetësuar dhe për t’i parë gjërat realisht.

Luani– Entuziazmi juaj mund të jetë i lartë sot dhe mund të dëshironi të bëni gjithçka menjëherë, por relaksohuni pak dhe merruni pak më shumë me veten, gjë që kohët e fundit e keni vendosur në vendin e dytë.

Virgjëresha-Sot planetetet ndikojnë tek ju dhe do të krijojë disa probleme. Ju do të duhet të mbani qetësinë për t’u marrë me gjithçka që del.

Peshorja– Sot do të jetë një ditë e vështirë dhe e fortë për ju, me vendosjen planetare që ndikon drejtpërdrejt. Vini logjikën në punë… Programimi dhe arsyetimi janë elementët që do t’ju ndihmojnë të keni rezultatet më të mira të mundshme.

Akrepi-Sot është një ditë shumë e mirë që favorizon planet tuaja dhe ju jep mundësinë me sinqeritet dhe vendosmëri për të marrë atë që dëshironi. Mos lejoni që asnjë mundësi t’ju kalojë pa përfituar.

Shigjetari-Ju duhet të mbroni të drejtat tuaja dhe të bëni gjënë e duhur në mënyrë që të jeni në gjendje të ktheni disa situata problematike në favorin tuaj.

Bricjapi-Dita do ju fusë në shumë mendime. Do kuptoni se duhet të jeni më i vendosur dhe bindës. Do të ndryshoni shumë fakte të ekzistencës suaj duke sfiduar ato aktuale dhe me baza dhe perceptime të reja do të merrni jetën në duart tuaja.

Ujori-Diskutimet, të njohurit dhe sugjerimet do të monopolizojnë interesin tuaj sot, me vendosjen planetare duke ju dhënë një potencial intensiv. Sillni në sipërfaqe çështjet që kanë nevojë për sqarime.

Peshqit-Ju dëshironi të përmirësoni disa fusha të jetës suaj, por nuk dini rrugën e duhur. Sidoqoftë, për të gjetur zgjidhje, duhet të tregoheni më të eksternizuar dhe të mos flini në dafina.