Superhëna e parë e 2022 është gati të mbërrijë.

Pas pak ditësh qielli do të dhurojë spektakël me Superhënën “Luleshtrydhe”.

Pritet qe fenomeni i veçantë të ndodhë më 14 qershor. Kjo është Hëna e plotë “Luleshtrydhe” e cila është gati të mahnitë ata që zgjedhin të heqin dorë nga disa orë gjumë për ta shijuar shfaqjen.

Hëna e plotë e luleve ishte padyshim një nga ngjarjet që ndoqën të apasionuarit pas dukurive qiellore, të magjepsur nga fakti që Hëna e plotë e majit na dha një eklips hënor magjepsës. Por sado magjepsëse që të jetë, hëna e plotë e majit nuk ishte superhëna e “vërtetë”.

Për të përcaktuar kushtet në të cilat sateliti mund të përkufizohet si Superhëna mendoi astrologu Richard Nolle në vitin 1979, sipas të cilit u përcaktua që sateliti për të marrë këtë cilësi duhet të jetë në një distancë të barabartë ose më të vogël se 361,885 km nga Toka, matur nga qendrat e dy trupave qiellorë.

Hëna e plotë e majit “e humbi” titullin për një kohë të shkurtër, pasi shkëlqeu 362,127 km larg nesh.

Superhëna e vërtetë është ajo që do të shkëlqejë në 11 qershor.

Prandaj Hëna Luleshtrydhe do të jetë protagonistja e parë e një shfaqjeje mahnitëse.

Emri rrjedh nga zakonet e amerikanëve vendas, të cilët e identifikonin hënën e plotë me elementë që i referoheshin karakteristikave të periudhës. Kjo është arsyeja pse hëna e plotë e qershorit, muaji gjatë të cilit piqen frutat e shijshme të kuqe, njihet edhe si Hëna e Luleshtrydheve.

Kur mund ta shihni Sueprhënën në qershor

UAI (Unioni i Astronomëve Amatorë Italianë) ka njoftuar se Hëna do të jetë e plotë më 14 qershor në orën 13:00, ndërsa do të jetë e dukshme edhe në datën 15 qershor në orën 01:236 të natës në Itali.

Suphëna e Qershorit do të jetë e dukshme nga e gjithë Italia edhe me sy të lirë , dhe në rast të qiellit me re do të jetë gjithmonë e mundur të ndiqni ngjarjen në transmetim në faqen e internetit të Projektit Virtual Telescope.

Takimi me Superhënën e dytë 2022 është muajin tjetër, hëna e plotë e Drerit, e planifikuar për 13 korrik.