Leo Messi shquhet për gjakftohtësinë më të madhe se normalja dhe këtë e ka treguar në disa raste. Ndërhyrjet më të ashpra argjentinasi i ka kaluar me qetësi, por edhe humbjet djegëse është munduar t’i përballojë. Gjithsesi edhe fituesi i 7 herë ‘Topit të Artë” mund ta humbasë gjakftohtësinë dhe për këtë dëshmitar është Leandro Paredes. Mesfushori i Paris SG në një intervistë të fundit ka treguar një ngjarje në një kohë kur Mesi ishte pjesë e Barcelonës.

Është hera e vetme që e kam parë aq të inatosur, ai më dëgjoi duke komentuar diçka me një shok të skuadrës në fushë dhe u çmend. Ai u inatos vërtetë shumë, Më sakatoi me ofendime. Ai donte të më vriste ndërsa unë doja të shkoja në shtëpi.

Më pas u takuam në grumbullimin me Argjentinën dhe ai u soll sikur asgjë nuk kishte ndodhur. Tani kur e kujtojmë si ngjarje qeshim, por atëherë situata u tensionua shumë,”-u shpreh Paredes.