Shqipëria kërkon të reagojë, pas atyre paraqitjeve zhgënjyese në Nations League.Kuqezinjtë presin në Air Albania Estoninë në orën 18.00, në kuadër të një sfide miqësore.

Trajneri Edi Reja ka lënë shumë lojtarë në shtëpi dhe koha është për eksperimente, për t’i dhënë mundësi disa futbollistëve që të aktivizohen. Tekniku ka preferuar rotacionin, i cili në këtë fazë është i kuptueshëm.

Pak më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare. Sfida e fundit direkte i takon vitit 2009, asokohe 90 minutëshi përfundonte në shifrat e bardha 0-0.