Mbrëmjen e djeshme, Fifi ka performuar në një nga klubet e Tiranës dhe si gjithmonë është shoqëruar nga partneri, Adis Patushi. Në një moment gjatë performancës së saj, Fifi është kthyer nga Adisi i cili ndodhej pas shpinës së këngëtares.

Në pamjet e siguruara nga “Panoramaplus”, Fifi shihet duke i puthur dorën të dashurit të saj. Pas këtij gjesti, të pranishmit e kanë brohuritur këngëtaren.