Ndjekësit i janë vënë kundër Georgina Rodriguezit pas disa fotove të publikuara nga kjo e fundit. Ajo shfaqet në një avion privat me partnerin e saj, Cristiano Ronaldon.

Georgina ka veshur një fustan të bardhë dhe atlete por të gjithë vëmendjen e ka marrë çanta luksoze dhe bizhuteritë e shumta që ka vendosur. Ndjekësit e kanë akuzuar modelen si materialiste.

“E dimë që ke bizhuteri, por kujtohu për të shkuarën tënde”, “Mos u shqetëso, i shohim bizhuteritë”, “Për një moment mendova se ishte një reklamë për markën e orës”, “Ëndrra jote janë milionat e tij, jo vetë personi”, “I do milionat e tij dhe kjo shihet qartë”, janë vetëm disa nga komentet e tyre.