Policia rrugore e Tiranës ka vënë një tjetër pajisje inteligjente në dispozicion për të konstatuar shkelje rrugore. Bëhet fjalë për një “dron edukues” që konstaton veçanërisht lëvizjet në korsinë e gabuar.

“Droni edukues”, pajisja më e re inteligjente në përdorim të Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, dedikuar veçanërisht për konstatimin e shkeljeve rrugore të pozicionimit të mjeteve në korsinë apo karrexhatën e duhur, sipas drejtimit dhe qëllimit të lëvizjes. Kujdes! Ndryshimi i drejtimit apo i korsisë duhet të kryhet në përputhje me parashikimet e nenit 152 të Kodit Rrugor, ndërsa pozicionimi i mjetit në karrexhatë duhet të kryhet sipas nenit 141 të këtij ligji. Respekto rregullat e qarkullimit rrugor, shpëto jetë”, shkruan policia.

https://fb.watch/dSO9kg6Wt7/