Një video e trajnerit të jogas, Klodian Murati, u bë virale në rrjetet sociale ditët e fundit. Teksa ishte i ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit ai po demonstronte disa pozicione të jogas dhe një moment ai rrëzohet. Si për ta bërë situatën akoma më të cuditshme ai shprehet se e bëri kastile.

Nuk u desh shumë kohë dhe sidomos në TikTok u rikrijuan mjaft video duke përdour soundin viral dhe ndër to ishte dhe aktori Donald Veshaj. Por mesa duket Klodiani nuk e paska marrë aspak me sportivitet këtë situatë pasi ka reaguar në një postim mjaft i irrituar.

“Donald bishti mos tento ta provosh këtë prej vërteti sepse do të thyhen krahët, këmbët dhe dhëmbët që i ke të vënë”- shkruante ai. Videoja gjithsesi u fshi shpejt por nuk vonoi një përgjigje nga ana e vetë Donaldit. Ai e ka marrë situatën me mjaft pozitivitet dhe i thotë që thjesht ishte një video funny.

“E shikon që të motivova. Asgjë personale. Ishte thjesht një video ‘funny’. Të uroj gjithë të mirat. Mua ma zbukurove ditën”- u shpreh Donaldi.

TikTok njihet për përdorimin e audiove të tilla dhe rikrijimin e video të cilat kanë si qëllim të sjellin situata të ndryshme për të qeshur, por ndonjëherë nuk është në cilësitë tona të shqiptarëve t’i marrim gjërat me sportivitet.