Johnny Depp ka bërë një paralajmërim për fansat e tij pasi llogari të shumta të rreme u krijuan në internet dhe i shkruanin njerëzve se ishte ai ose njerëz pranë tij.

Në një deklaratë zyrtare, aktori i “Pirates of the Caribbean” shkroi në Instagram se është vënë në dijeni se ka llogari të rreme që pretendojnë se janë ai ose punojnë me të.

“Jam vënë në dijeni se ka llogari të rreme që pretendojnë të jenë unë ose njerëz që punojnë me mua. Unë nuk kam asnjë llogari private në asnjë platformë. Këto janë faqet e vetme të drejtuara nga unë dhe ekipi im ku ne ndajmë përditësime dhe komunikojmë: Instagram @JohnnyDepp TikTok @Johnny Depp Facebook@Johnny Depp Disvord @Johnny Depp0854.

Unë kërkoj që të jeni të kujdesshëm pasi duket se këto llogari të rreme mund të jenë të pamëshirshme. Ekipi im po punon për të zgjedhur problemin. Faleminderit për mbështetjen tuaj të vazhdueshme dhe që më bëtë të vetëdijshëm për këtë çështje! Dashuri dhe respekt, JD X”.

Ka pasur gjithashtu një përditësim në lidhje me praninë e Johnny Depp primetime në TV. Ai tashmë do shfaqet sërish në promotë në primetime nga marka të ndryshme. Fushata e aktorit 59-vjeçar për ‘Dior’ po bën sërish xhiron e rrjetit pas fitores së tij ligjore. Fushata e ‘Dior’ për parfumet e meshkujve ‘Sauvage’ u transmetua gjatë ‘MasterChef’ në FOX të mërkurën mbrëma (8 qershor). Nëse nuk e dinit, Johnny u bë imazhi i fushatës në vitin 2015.

Deklarata e Johnny vjen pasi atyre të Amber Heard e cila po këmbëngul se ajo tha të vërtetën në dëshminë e saj dhe se mediat sociale mund të kenë ndikuar në vendimin e jurisë. ”Deri në ditën time të vdekjes, do t’i qëndroj çdo fjalie të dëshmisë sime ,” tha Heard në një intervistë me Savannah Guthrie të NBC. “Kam bërë shumë gabime, por gjithmonë kam thënë të vërtetën. Avokatja e tij bëri një punë të mirë për të shpërqendruar jurinë nga çështjet reale. Kjo është gjëja më poshtëruese dhe e tmerrshme që kam kaluar ndonjëherë. Kam bërë dhe kam thënë gjëra të tmerrshme, për të ardhur keq gjatë gjithë marrëdhënies sime. Unë jam sjellë në mënyra të tmerrshme, pothuajse të panjohura për veten time. Jam shumë e penduar. Është liria për t’i thënë të vërtetën pushtetit… dhe kjo është gjithçka që kam folur,” tha ajo.

Heard shtoi se marrëdhënia e saj me Depp ishte edhe “e bukur” dhe “shumë toksike”. “Unë gjithmonë do të vazhdoj të ndihem sikur isha pjesë e kësaj, sikur të isha gjysma tjetër e kësaj lidhjeje, sepse isha, dhe ishte e shëmtuar por mund të ishte shumë e bukur”, pranoi ajo.