Johnny Depp ka performuar sërish! Ai është shfaqur në Mançester, ku të shumtë kanë qenë fansat që e kanë përshëndetur idhullin e tyre. Madje, një turmë e madhe fansash u mblodhën rreth Depp. Ky i fundit performoi sërish me Jeff Beck në Manchester 02 Apollo. Fansat shpërthyen në brohorima për fitoren e Depp në gjyqin e famshëm kundër Amber Heard.

Ata përpiqeshin të bënin “Selfie” me Depp ndërsa aktori dukej tej mase i qeshur dhe i afërt me ta. Ai kishte vendosur një byzylyk që i thoshte të gjitha: “I PAFAJSHËM”- cilësohej në të, shkruan TMZ. Johnny Depp ndodhet në Mbretërinë e Bashkuar prej 1 jave. Ai nuk ishte i pranishëm në momentin kur u dha vendimi final por sigurisht që e festoi fitoren e tij kundër Heard. Johnny ka thënë se ky vendim i ka kthyer sërish jetën.

Heard, në deklaratën e saj, tha se është e trishtuar që humbi çështjen, por “më e trishtuar akoma që duket se kam humbur të drejtën që mendoja se e kisha si amerikane – të flisja lirshëm dhe hapur”. Ajo tha se vendimi i pengon gratë dhe trajtimin e viktimave të dhunës në familje.


Kur Johnny hyri në Hollywood, qëllimi i tij ishte të bëhej një yll rroku e jo një aktor. Gjithsesi, ai ka shkëlqyer me rolet që ka interpretuar prej vitesh.