Britney Spears është gati të ecë drejtë altarit dhe të martohet me të fejuarin e saj Sam Asghari në një ceremoni intime.

Burime pranë këngëtares thonë për TMZ se dyshja do të martohen gjatë ditës së sotme, në një ceremoni intime me një numër të vogël të ftuarish prej rreth 100 personash. Bëhet me dije se vëllai i Britney, Bryan, pritet të jetë i pranishëm – por nëna, babai dhe motra e saj, Jamie Lynn, nuk do të jenë aty.

Burimet thonë se ende nuk është vendosur se kush do ta shoqërojë Britney-n në altar, pasi detajet përfundimtare janë ende duke u përpunuar.

Britney Spears postoi një video të saj me Sam dhe thonjtë e saj dukeshin gati për dasmën, ndërsa ajo dhe partneri i saj udhëtonin nëpër qytet duke pirë shampanjë me një Rolls-Royce.

Dasma ka qenë në plane prej muajsh. Sam i propozoi Britney-t në shtator të vitit që lamë pas.