Presidenti i KE Josep Borrell përgëzon Shqipërinë për punën e saj të rëndësishme në OKB. Duke e quajtur vendin tonë anëtar të ardhshëm të BE-së, Borrell shprehet entuaziast për Shipërinë si “partnere të besueseshme në mbarë botën, thelbësore për ruajtjen e paqes dhe sigurisë.

“Në fjalimin e tij në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Josep Borrell përgëzoi Shqipërinë për punën e saj të rëndësishme në OKB dhe si anëtare e ardhshme e BE-së. Përballë sfidave globale, bashkëpunimi me partnerë të besueshëm në mbarë botën është thelbësor për ruajtjen e paqes dhe sigurisë,” bën të ditur përmes një njoftimi në Twitter zyra për Sigurinë e Marrëdhëniet e Jashtme e BE.