Atmosferë ndryshime në shtëpinë e Barcelona-s. Klubi ka nisur një revolucion me ardhjen e trajnerit të ri Xavi: katalanasit duan të kthehen të mëdhenj në futbollin europian.

Përveç çështjeve të fushës, klubi spanjoll po mendon edhe për situatën ekonomike që nuk është një nga më të mirat.

Klubi po kërkon në të gjitha mënyrat të rregullojë situatën dhe ndërkohë mendon edhe për ristrkturimin e ardhshëm të Camp Nou.

Për këtë arsye, Barcelona do të ndërrojë përkohësisht stadium. Blaugrana-t, në fakt, do të largohen nga Camp Nou në sezonin 2023/24 dhe do t’i luajnë ndeshjet e tyre në shtëpi në Estadi Olimpic Lluis Companys.

Arsyeja e zhvendosjes ka të bëjë me Espai Barça, projekti që përfshin ristrukturimin e stadiumit legjendar të katalanasve.

Konfirmimi i zhvendosjes, sipas Sport, ka ardhur nga vetë klubi dhe nga Bashkia e Barcelonës, që në një konferencë për shtyp ka paraqitur hapat që do të ndiqen për zhvendosjen në strukturën e re.

L’Estadi Olimpic, i thirrur ndryshe “Stadio de Montjuïc” sepse ndodhet mbi kodrën e Montjuïc, ka një kapacitet më të vogël se Camp Nou: në fakt, në ndeshjet që Barcelona do të zhvillojë në shtëpi do të mund të jenë të pranishëm vetëm 55 mijë spektatorë në krahasim me 98 mijë të Camp Nou.