Kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Socialiste ka argumentuar se pse ato kanë rrëzuar Komisionin për Investimet Strategjike. Sipas Ballës objekti i Komisionit Hetimor, duhet të respektojë norma kushtetuese dhe se nuk duhet të cenojë pavarësinë dhe veprimtarinë e organeve të pushteteve të tjera.

‘Nuk ngrihet një komision hetimor për çfarë keni qejf ju. Objekti i komisionit hetimor duhet të respektojë normat kushtetuese duke mos cenuar pavarësinë dhe veprimtarinë e organeve të pushteteve të tjera. E drejta e 35 deputetëve nuk mund për jetë e pakufizuar. Ekzistenca e një kufizimi të tillë është e kuptueshme dhe buron nga dispozita të tjera. Nga detyrimi për t zbatuar këtë parim nuk përjashtohet askush. Kontrolli parlamentar duhet zhvilluar në mënyrë të atillë që mos të hyjë në veprimtarinë e organeve të tjera. Ky instrument nuk mund të përdoret në mënyrë abuzive. Ushtrimi i këtij mjeti juridik për ato çështje dhe ato pushtete mund ta ketë të pamundur ushtrimin e kontrollit. Jemi në fazën që ligjin ta përputhim me vendimet e GjK. Një hetim sipas objektit e deformon natyrën kushtetuese të funksionit të kontrollit parlamentar. Një ndër parimet kushtetuese thelbësor.’- tha Balla.