Austria do të shfuqizojë vaksinat e detyrueshme kundër koronavirusit, njoftoi sot ministri i Shëndetësisë, Johannes Rauch.

“Askush nuk po vaksinohet për shkak të ligjit të vaksinimit të detyrueshëm”, tha Rauch, pavarësisht aplikimit të gjobës. Të mërkurën, vetëm 140 banorë në mbarë vendin kryen vaksinën e tyre të parë kundër koronavirusit.

Ligji per vaksinimet është pezulluar tashmë në Austri. “Banorët duhet të binden për nevojën e te qenit i vaksinuar. Dhe kjo mud të arrihet vetëm në baza vullnetare”, tha ai.