Rudi Garcia është rikthyer në stol. Ish-trajneri i Romës, Lille, Marseille dhe Lyon, qëndron pushim prej majit të vitit të kaluar, kur i dha fund aventurës në stolin e Lyonit.

Trajneri francez ka pranuar ofertën e Al-Nass, ekipi nga Arabia Saudite. Footmercato shkruan se 58-vjeçari ka firmosur kontratë 2-vjeçare, nga e cila do të përfitojë 6 milionë euro në sezon.

Sipas SuperSport, Garcia fitoi titullin kampion me Lille në vitin 2011, me Marseille dështoi në finalen e Europa League në vitin 2017, ndërsa Romën e shpalli nënkampione Italie.