Një humbje dhe 2 barazime në Ligën e Kombeve nuk kanë pasur efekt në renditjen mujore të publikuar nga FIFA.

Me 1361 pikë në total, Shqipëria renditet në vendin e 66-të. Izraeli, rivali i kuqezinjve në Grupin B renditet në vendin e 76-të ndërsa Islanda renditet në vendin e 63-të.

Ashtu si Shqipëria, as dy rivalët e tyre nuk kanë ndryshuar asnjë pozicion në renditjen e FIFA-s. Një pozicion ka fituar Kosova duke u pozicionuar në vendin e 106-të.

Nuk ka ndryshime as në lidhje me kreun, Brazilin qëndron në vendin e parë e ndjekur nga Belgjika dhe Argjentina.