Duket se edhe Fatos Lubonja është zhgënjyer me Sali Berishën.

I ftuar në emisionin “Pikat mbi I” në News24, ndërsa ka komentuar Kuvendin Kombëtar të PD-së, ai ka deklaruar se ish-kryemistri Sali Berisha e ka të vështirë të sjellë frymë demokratike.

Gjithashtu, sipas tij, ai e ka të vështirë se do të bëjë opozitë në Shqipëri.

“Berisha ky është. Vështirë se Berisha sjell frymë demokratike. Fakti që, mbledh këtë Kuvend dhe fitoi zgjedhjet në 6 mars brenda militantëve të PD-së ky nuk është thjesht se është lider historik, por është se jep besueshmërinë më të madhe se do të bëjë opozitë.

Berisha ka mëkatet e veta që nuk ka arritur që t’i bashkojë këta si të barabartë. Duhet një emancipim i partisë”, u shpreh Lubonja.