Komisioni i Ligjeve po zhvillon tani seancën në lidhje me zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Fatmir Mediu, kryetari i Partiisë Republikane, në fjalën në këtë komision, ka deklaruar se opozita ka të gjitha mundësitë që të propozojë kandidatura të cilat plotësojnë kushtet për të qenë në krye të shtetit
Ai ka propozuar që në rast se nuk arrihet të dilet me emra konkret kandidatësh për këtë post, atëherë opozita duhet të tërhiqet nga procesi, i cili sipas tij deri tani ka qenë një proces bosh.

“Mendoj që është nga momentet më të rëndësishme të Kuvendit zgjedhja e presidentit dhe kërkon angazhim serioz .Tej analizës që mund të bëhet rreth gjykimeve se çdo bëjë mazhoranca, opozita ka figura për të propozuar për kandidatë për president.

Mendoj që në raundet që vijnë duhet të mos bëjmë seanca bosh por me propozime konkrete me kandidatë të negociuara qeveri-opozitë apo të propozuar nga deputet të opozitës që ti tregojmë qytetarëve se duam një president mbi palët dhe që sjell një qasje të re.

Nëse do vijojmë pa fund diskutimet dhe seancat bosh pa kandidatë, personalisht mendoj por dhe opozita, duhet të mos bëhemi pjesë e një procesi farsë që të presim raundin e 4 apo 5.

Ose opozita të dalë me një kandidat ose të ndërpresim pjesëmarrjen në një proces bosh. Duhet të zgjedhim kandidaturat nga opozita që të mos zgjidhet me mazhorancë të thjeshtë.

Sot kriteret personifikohen tek njeriu që do të propozojmë. Duhet të kemi diskutim institucional për të përcjellë kandidaturën me atë që kërkon Kushtetuta. Kemi të gjitha mundësitë për ta bërë këtë”, është shprehur Mediu.