Xhensila Myrtezaj dhe Elgit Doda janë bërë bashkë për një bashkëpunim muzikor. Kënga mban titullin “A e din” dhe do të publikohet me datë 14 Maj.

Aktori Donald Veshaj ka publikuar në rrjete sociale një video duke performuar një pjesë të saj dhe teksti ka marrë vëmendjen e të gjithëve. “A e din ti sa dashni kam pasur unë për ty? A e din ti se mu zemra për ty m’është thy?”, thuhet në këngë.

Ndjekësit menjëherë e kanë marrë si dedikim për moderatoren Bora Zemani, pasi vetë Donaldi ka pranuar se është penduar dhe kërkon një rikthim me të.