Lufta në Ukrainë mund të zgjidhet vetëm përmes diplomacisë, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, pavarësisht bllokimit të negociatave midis dy palëve momentalisht, sipas BBC.

Ai tha se Ukraina mund të fitonte në fushën e betejës por se lufta mund të marrë fund vetëm “në tryezën e bisedimeve”.

“Konflikti “do të jetë i përgjakshëm, do të ketë luftime, por do të përfundojë vetëm përmes diplomacisë”, tha Zelensky.

Por ai theksoi nuk do të ishte e lehtë pasi asnjëra palë nuk donte të hiqte dorë nga asgjë. Të martën, negociatori kryesor i Kievit, Mykhaylo Podolyak tha se bisedimet ishin lënë pezull. Ndërkohë në një kundërpërgjigje të negociatorit ukrainas, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov akuzoi autoritetet e Kievit se ishin tërhequr nga bisedimet për t’i dhënë fund armiqësive.

Takimi ballë për ballë midis dy palëve ka ndodhur gati një muaj më parë, më 22 prill.