“Zoti iu ruajtë mendjen”. Kështu e komenton Gazment Bardhi përplasjen në Kuvend me mbështetësit e Sali Berishësa, Edmond Spahon dhe Tritan Shehun.

I ftuar në Radar Infrmativ me Juli Xhokaxhi, Bardhi tha se ata janë në moshën e prindërve të tij dhe me ironi u shpreh se iu uron pleqëri të mbarë.

“Nuk do preferoja të komentoja veprimin e dy individëve që janë në moshë të prindërve të mi. Zoti u ruajt mendjen. Totalisht pa arsye. I vetmi koment që kam është Zoti u ruajt mendjen dhe uroj pleqëri të mbarë, jetë dhe shëndet”, tha ai.

Përplasja ndodhi për shkak të akuzës publike që Gazment Bardhi bëri, teksa tha se vila 760 mijë euro në Lalz i përket një ish-ministri të PD dhe për pasojë është peng te Edi Rama.

Lidhur me këtë, demokrati sqaroi se nuk ka përmendur asnjë emër, por mediat kanë përfolur disa prej tyre, përfshirë Edmond Spahon.

Bardhi tha gjithashtu se ka kolegë në PD që janë peng te Edi Rama për shkak të aferave korruptive gjatë qeverisjes së djathtë.