Dortmundi luan ndeshjet e fundit të sezonit në Signal Iduna Park. Klubi gjerman do të përshendesë përfundimisht Erling Haaland, i cili do të largohet në drejtim të Manchester Cityt.

Verdhezinjtë e kanë respektuar norvegjezin pak para sfidës, teksa në shkrime të ndryshme lexohej :”Faleminderit Erling”. Nuk munguan duartrokitjet nga drejtuesit, klubi, lojtarët dhe gjithë stadiumi.21 vjeçari zhvilloi 3 edicione fantastike te Dortmund. Përformancat e tij erdhën duke u përmirësuar pas çdo viti, duke shënuar gola dhe duke marrë për dore ekipin për rezultate të rëndësishme.