Një natë me të vërtetë e paharrueshme ishte ajo e mbrëmshmja. Tirana festoi titullin e 26-të. Gjatë momentit që trajneri i bardhebluve Orges Shehi po jepte intervistën e zakonshme për Gol pas Goli, futbollistët u afruan dhe e lagën me ujë.

Pas disa sekondash qëndrimi, grupi i lojtarëve u largua, pasi tekniku duhej të vazhdonte me prenoncimin, ndoshta më të bukur të sezonit. Natyrisht, ky moment me siguri do të mbahet mend gjatë.