Autobusi i aksidentit në Lanë, që fatmirësisht nuk solli të lënduar rëndë, do të zhvendoset përkohësisht për t’u kthyer më pas si instalacion.

Lajmin e ka dhënë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili pak kohë më parë hapi dhe një sondazh në rrjetet sociale për këtë temë, pas komenteve të cilat sugjeronin një instalacion në vend të zhvendosjes së autobusit.

“Ne do ta zhvendosim përkohësisht, që ta meremetojmë, dhe do të kthehet në një hapësirë artistike, në një hapësirë që simbolizon një sensibilizim se duhet “me pas mendjen në timon”.

Do të kemi një instilacion aty,” u shpreh Veliaj në një intervistë për Report TV.