Ish-kryeministri Sali Berisha ka lajmëruar për ditën e shtunë protestë të heshtur në të gjitha Komisariatet e Shqipërisë, ku do të ndizen qirinj në nder të 31-vjeçarit Ilvi Meta që u gjet i vdekur në paraburgimin e Kavajës.

Berisha tha se kerkon doreheqjen e menjehershme te ministrit Bledi Çuçi per kete ngjarje.

“Drejtori i policisë, heshti, sikur nuk ka ndodhur asgjë. Kjo është dhe më kriminale, kur në harkun kohor 5 javor dy të rinj vdiqën, u vdiqën në qelitë e komisariatit të Policisë ku duhet të ishim më të sigurt se në cdo vend tjetër.

Duke dënuar këtë qëndrim çnjerëzor të Edi Ramës, ministrit të tij familjar, Çuçi, drejtorit Nano, kërkoj dorëheqjen e menjëhershme të ministrit Çuçi.

Do i propozoj sot Komisionit të Rithemelimit që nesër, që në orën 8:00, pranë të gjithë komisariateve të Shqipërisë të ndizen qirinj në një protestë të heshtur paqësore “Stop vrasjeve në Komisariate”, tha Berisha.