Avokati i Genc Tafilit, Sokol Koçiu ka folur pas vendimit të autoriteteve gjermane për të ekstraduar klientin e tij drejt Shqipërisë.

Ai ka deklaruar se Tafili ka pranuar ekstradimin ndërsa ka shkuar se brenda pak ditësh do të dorëzojnë kërkesën për lirim me kusht sipas ligjit.

“Ka pranuar ekstradimin, për pak ditë dorëzojmë kërkesën për lirim me kusht sipas ligjit”, ka deklaruar ai.

Tafili u ekstradua nga Gjermania ku u arrestua në muajin Janar i shpallur në kërkim për vrasjen e kryepolicit të Shkodrës Arben Zylyftari.

Nga sa mësohet, pas ekstradimit Zylyftari është dërguar drejt burgut të Fierit.