E ardhmja e Paulo Dybala është e gjitha për tu përcaktuar, por në Itali, nuk është vetëm Inter në garë për të siguruar shërbimet e fantazistit argjentinas. Sipas ‘Corriere dello Sport’, edhe Roma do të provojë të josh Dybala, të shtyrë fort nga Jose Mourinho. Tekniku portugez ka një simpati të veçantë për Dybala, por përtej dëshirës se Mourinho-s, paga e lojtarit mbetet një pengesë e madhe.

Argjentinasi kërkon minimalisht 6-7 milionë euro pagë vjetore, Friedkin, është i gatshëm të bëj një sakrificë të madhe ekonomike për të sjellë Dybala në kryeqytetit, do të ishte dhurata më e bukur për Jose Mourinho i cili në vitin e tij të parë arriti të dërgojë Romën në një finale Evropiane.

Pavarësisht dëshirës së Mourinho-s, apo dëshirës së stafit drejtues, për ti plotësuar këtë objektiv, një rol përcaktues pritet të ketë edhe vetë lojtari pasi do të transferohej në një ekip që nuk luan në Champions edhe është ende larg për të konkurruar për titull në Serie A.