Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka uruar ekipin e Sport Klub Tiranës për fitimin e titullit kampion.
“Tirona Kampion‼️URIME NGA ZEMRA”, shkruan Veliaj.
Kujtojmë që Bashkia e Tiranës është bashkëaksionere e ekipit kampion. Që me ardhjen në krye të Bashkisë së Tiranës, kryebashkiaku Veliaj mori përsipër dhe shlyerjen e borxheve të prapambetura që ky institucion ka pasur ndaj Ekipit të Tiranës, ndërsa nuk kanë munguar as shpërblimet për kupat e fituara duke i dhënë një mbështetje të fuqishme ekipit bardheblu.