Kryeministri Edi Rama u vuri ultimatum bankave për shërbimet online duke kërkuar që ato të bëhen realitet brenda dy vitesh!

Rama deklaroi se kjo punë duhet të marrë drejtim brenda pak muajsh edhe nën konsulencën e AKSHI-t duke shtuar me batutë se bankat do të dalim me fitim sepse nuk do të paguajnë për këtë shërbim. Ai theksoi se brenda afatit kohor të caktuar shërbimi bankar duhet të bëhet si siri ku qytetarët të ndihmohen derisa të mbarojnë punë.

“Është shokuese për mua që Panorama e sotme e nivelit të teknologjisë në banka është kjo që është. Ne i kemi kursyer qytetarëve 7.1 mln euro, 50 lekë, 2 mijë lekë aty për të marrë një letër, për të marrë një vërtetin. Çfarë ishin deri dje certifikata, dëshmia e penalitetit duhet të paguaje lekë. Të gjitha këto janë sot të eliminuara.

Është momenti që bashkarisht, ngritja e një grupi pune mes nesh dhe bankës së Shqipërisë. Duhet që të thjeshtojmë procedura, të reduktojmë dokumente shoqëruese. Të bëjmë maksimumim që jeta e qytetarëve dhe bizneseve në marrëdhënie me banka të lehtësohet. Do mbeten vetëm ato dhimbjen kur ulen para jush dhe kërkojnë kredi. Thonë që është si dhimbjet në maternitet.

Ne kemi mësuar që gjithë ato dokumente që ishin vënë si detyrime për qytetarët duke i sjellë nga një sportel te tjetri nuk ishin të nevojshëm. Heqja e tyre nuk solli problem për Shqipërinë. Përkundrazi. Një i moshuar për të aplikuar për një pension pleqërie duhet të mblidhte 14 dokumente. Kishte të bënte me 14 sportele dhe 14 fytyra të ndryshme që do i dilnin përballë. I duhej mesatarisht një vit për të marrë pensionin e pleqërisë. Ne i hoqëm këto dokumente dhe lamë vetëm tre që janë themelore. Personi vetëm bën aplikimin dhe merr pensionin.

Nuk na figuron që na ka ndodhur ndonjë gjë apo ka ngecur puna. Asgjë nuk ka ndodhur. Si ky rast kemi vepruar në të gjitha rastet duke shkurtuar dokumente. Është koha që edhe ju të shkurtoni dokumente. Kohën e torturës për të dhënë kredi është diskercioni juaj. Nuk kam asnjë fjalë të mirë për të thënë për bankat për këtë pjesë, për shërbimet online. Sepse për pjesën tjetër garanton shërbime të denja. Flasim për këtë çështje që është çështje e shekullit ku jetojmë. Detyrohemi t’ju ftojmë që të vini në këtë shekull. Ne nuk do ndalemi këtu në anën tonë.

Sot po punojmë për një sistem të inteligjencës artificiale në dhënien e shërbimeve që do të rezultojë. Ambicia është që kjo të bëhet realitet brenda dy viteve dhe të rezultojë në shërbim si është siri ku çdo qytetar do ndihmohet me zë derisa të mbarojë punë. Është një inovacion i madh por nuk është diçka që na tremb. Ju garantoj që AKSHI-n e keni në dispozicion por duhet ta përdorni. Përsëri do fitoni ju, me fitim do dilni në këtë aspekt. Duhet ta ndajmë këtë punë sot. Nuk është një çështje që duhet të marrë drejtim brenda pak muajsh dhe duhet t’ia përcjellim qytetarëve që kanë akses në bankat e nivelit të dytë”, deklaroi Rama.