Qendra për Strategjitë e Mbrojtjes, e cila është e vendosur në Ukrainë, paralajmëroi se 500 luftëtarë të kapur nga trupat ruse, mund të detyrohen të kalojnë nëpër Sheshin e Kuq, në 9 maj.

Parada vjetore e Fitores e Presidentit Putin e cila zhvillohet më 9 maj, njihet si Dita e Fitores brenda Rusisë dhe feston humbjen e fashizmit në Luftën e Dytë Botërore.

Zyrtarët amerikanë dhe perëndimorë besojnë se lideri rus mund t’i shpallë zyrtarisht luftë Ukrainës më 9 maj, gjë që do të mundësonte mobilizimin e plotë të forcave rezervë të Rusisë, rap[ortoi The Times.

Ben Wallace, sekretari britanik i mbrojtjes, i tha radios LBC javën e kaluar se Putini mund të përdorë datën për të deklaruar “ne jemi tani në luftë me nazistët e botës dhe ne duhet të mobilizojmë masivisht popullin rus”.

Një zyrtar perëndimor shtoi se ata besonin se Putini do të kishte një dëshirë për të shpallur një lloj suksesi në atë datë dhe kishte një mundësi që të shohim një thirrje më të madhe për pjesëmarrje në luftë.

Megjithatë, ai tha se një veprim i tillë do të kërkonte një ndryshim në narrativë, nga ai që Kremlini ka përdorur deri tani.
Moska i referohet agresionit në Ukrainë si “operacion special” dhe jo si luftë e mirëfilltë.

“Ne nuk po shohim ende indikacione për një ndryshim të narrativës. Kjo është diçka që ne do të shikojmë gjatë dhjetë ditëve të ardhshme”, tha ai të premten.

James Heappey, ministri i Forcave të Armatosura, ka thënë më parë se besonte se plani i Putinit për rajonin lindor të Donbasit ishte nxitur nga fakti se ai donte të tregonte “disa sukses të madh ushtarak” gjatë paradës së tij.