Sipas MeteoAlb territori Shqiptar në pjesën më të madhe të tij do të jetë në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, të cilat do të sjellin dominim të kthjellimeve dhe kalime të pakta vranësirash. Pritet që më të dukshme vranësirat të jenë në zonat malore, ku vranësirat do të krijojnë mundësi për momente të shkurtra me reshje të izoluara.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 27°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 2 ballë.