E hëna është lënë për Paul Pogba. Juventusi do të ketë një takim me përfaqësuesit e mesfushorit, që ka disa oferta.

“La Gazzetta dello Sport” raporton edhe detaje të ofertës që bardhezinjtë do të bëjnë për kampionin e botës.

Gazeta italiane shkruan se Juventusi do t’i ofrojë atij 7.5 milionë euro në sezon, plus bonuse që do ta çonin pagën e tij deri në 10 milionë euro.

Aktualisht ai përfiton më shumë te Manchester United, ndërkohë që edhe PSG ofron më shumë se klubi nga Torino.