Dalina Buzi rrëfeu për “Goca dhe Gra” disa momente nga sfilata e stilistit Valdrin Sahiti. Jo vetëm kaq, por ajo u ndal edhe te takimi i famshëm i Borës e Donaldit.

Madje, ajo shpjegoi edhe se si ishin vendosur personazhet e Top Channel në tavolinë.

“Ishim të ndarë në tavolina. Një tavolinë ishte tavolina e Top Channel. Ishte Sara Hoxha, Lori Hoxha, Bora, qëlloi dhe Donaldi me Romeon. Unë si e pranishme atje pashë dy njerëz të edukuar që flasin. Antonela nga ana tjetër ishte me Beatriksën. Si rastësi qëlloi që ai të ishte në një tavolinë dhe me ish-in”, tha ajo.

Nga ana tjetër reagoi Antonela Berisha, e cila në fakt ka qenë duke konsumuar darkë me Beatrix Ramosajn, kur fotot e Donaldit dhe Borës ‘shpërthyen’ në rrjet.

“Ishim për darkë dhe u kthyen njerëzit duke na parë në një moment. Po mendonim se çfarë ndodhi. Pastaj pamë portalet dhe nuk ndodhi asgjë. Vazhduam darkën. Mirë është Beatrix. Është super, po merret me disa projekte të reja. Të isha unë si ajo do bëja ndonjë udhëtim në Kosovë, jo te ata. Trixa është super femër dhe e kërkuar. Ndonjëherë ne femrat u japim rëndësi atyre që nuk duhen.”– theksoi Antonela.