Evangjeli Veli i jep Shqipërisë medaljen e arit në stilin e shkëputjes në peshën 55 kg, në Europianin e Peshëngritjes, që po zhvillohet në Tiranë.

Peshëngritësja shqiptare ka ngritur 95 kg në shkëputje dhe shpallet kampione e Europës në këtë displinë.

Evangjeli Veli ka arritur që të ngrejë 90 kg në provën e parë në stilin e shkëputjes, ndërsa në provën e dytë peshëngritësja shqiptare nga ngritur me sukses 93 kg, duke zënë provizorisht vendin e parë në renditje.

Ka një rivalitet të madh me peshëngritësen ukrainase Kamila Konotop dhe belgen Nina Sterck , që arrijnë të ngrejë 94 kg në provën e tyre të tretë.

Evangjeli Veli ngre 95 kg në provën e saj të tretë dhe merr medalje ari në stilin e shkëputjes.