Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku të paktën pesë fëmijë kanë pësuar djegie të shumta pas shpërthimit të bombolës së gazit në një kopsht, sipas Tgcom24.

Raportohet se njëra prej tyre, një vajzë 4 vjeçe ndodhet në gjendje të rëndë dhe është dërguar me helikopter drejt Milanos.

Të plagosur kanë mbetur edhe tre të rritur.

Gjithashtu edhe 3 fëmijë, të moshës 3-5 vjeç janë transportuar në spital me djegie të shumta. Në vendngjarje kanë ndërhyrë pesë ambulanca dhe zjarrfikëse, si dhe dy helikopterë për shpëtimin nga Brescia dhe Bergamo.

Të pranishëm ishin edhe policia lokale dhe karabinierët e Dalmine dhe Treviglio.