Po zhvillohet ndeshja Verona-Milan e vlefshme për Kampionatin italian Seria A.

Kuqezinjtë e nisën takimin mjaft mirë dhe me shumë iniciativë. “Kërcënimi” i parë serioz do vinte nga Theo Hernandez. Mbrojtësi kuqezi provoi nga distanca (7′), por nuk gjeti portën. Ekipi i Piolit do merrte avantazhin pas çerek ore loje. Tonali kontrolli mirë topin në zonë dhe realizoi. Gjithsesi, VAR e jep pozicion jashtë loje.