Shtetet e Bashkuara nuk do të ndalojnë furnizimin me armë për Ukrainën nga frika se mos provokojnë Rusinë.

Kështu deklaroi presidentja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, e cila u takua me Presidentin Zelensky në Kiev dhe mori prej tij medaljen e Urdhrit të Princeshës Olga për “kontribut të rëndësishëm personal” në forcimin e marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës.