Presidenti rus Vladimir Putin gjatë një bisedë telefonike që ka zhvilluar me kancelarin gjerman Olaf Scholz i ka thënë këtij të fundit se është Kievi ai që po bllokon negociatat dhe jo Moska.

Gjatë bisedës së tij me kancelarin gjerman Putin është “justifikuar” sërish në lidhje me agresionin në Ukrainë duke e cilësuar si një operacion të posaçëm ushtarak.

Ndërkohë kancelari gjerman Scholz ka vënë theksin tek ulja në bisedime dhe dhënia fund e konfliktit sa më shpejt.

“Duhet të ketë një armëpushim në Ukrainë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Scholz.

“Tri gjëra nga telefonata e gjatë e sotme me Putinin:

“Duhet të ketë një armëpushim në Ukrainë sa më shpejt të jetë e mundur”.
“Pretendimi se nazistët sundojnë atje është i rremë”.
“Dhe theksova përgjegjësinë e Rusisë për situatën globale të ushqimit”, shkruan Scholz në twiter.