Sazan Guri është i vendosur për t’u shpallur president. Ai ka shpjeguar në emisionin “N’kohë” në Report tv, argumentet se përse duhet të zgjidhet president duke shpalosur platformën e tij.

‘Si president, do të krijoj mardhënie të shkëlqyera me kryeministrin sepse modeli i bashkpunimit mes institucioneve duhet të jetë i lartë. Do të rris vlerat e Shqiprisë. Do të krijoj profeci për të vlerësuar veten, si e bënë Grekët? Pra të krijosh besim.

Mbrojtja e kufijve të shtetit në mënyrë të drejtë. Do të ndërhyj te kushtetuta për 4 gjëra të mëdha:Votimi elektronik, Reforma zgjedhore, Komisione specialistësh si dhe mundësimin e votës së emigrantëve’- u shpreh Guri.

Guri ka theksuar se kandidimi i tij vendos një standart për kandidaturat e tjera, ndërsa është ndalur sërish te një postim i bërë pak ditë më parë në profilin e tij ku shfaqet Krishti me Plisë.

‘Që Krishti është me plisë këtë nuk e pikturova unë. Por kjo mund të jetë një lidhje e Krishtit me Ilirët. Por mirë bënë sepse pas këtij argumenti janë edhe 99 të tjera.’-tha ai.