Ndërkohë që përdorimi i armëve bërthamore në agresioni rus ndaj Ukrainës është përfolur gjatë në mediat ndërkombëtare, presidenti rus Vladimir Putin ka zgjedhur 9 majin, për t’u “mburrur” me raketat bërthamore që ka në zotërim.

9 maji, “Dita e Fitores”, është dita kur Bashkimin Sovjetik ka fituar ndaj Gjermanisë naziste, ditë e cila festohet çdo vit me një paradë ushtarake të veçantë, raporton Daily mail.

Sot, raketat bërthamore janë rrokullisur nëpër Sheshin e Kuq të Moskës, duke sjellë kështu një paralajmërim drithërues për Perëndimin, ndërsa diktatori Vladimir Putin kërkon me dëshpërim një fitore në sulmin e tij të përgjakshëm ndaj Ukrainës.

Raketa balistike termonukleare RS-24 Yars – e cila ekspertët besojnë se mund të mbajë deri në 10 koka luftarake – u pa duke kaloi në rreshtat e rojeve të armatosura në një automjet me 16 rrota të shtunën.

Arma ndërkontinentale, e cila peshon 49.6 ton, mund të udhëtojë deri në 24,500 km/orë dhe është e aftë të godasë objektivat deri në 12,000 km larg – që do të thotë se mund të godasë Londrën ose Nju Jorkun brenda disa minutave.