Shërbimi i Policisë Kufitare në Dhërmi arriti të shpëtojë 2 persona mbrëmjen e së mërkurës që rrezikonin të mbyteshin në zonën e Palasës.

Policia mori njoftim rreth orë 20:00 për dy personat në vështirësi, të cilët nuk mund të ktheheshin në breg me mjetin e tyre lundrues për shkak të rrymave të forta.

Pas kontrolleve, policia arriti ti gjente ata dy milje përballë bregut në zonën e Palasës, në gjendje të mirë shëndetësore.