Përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision, Ronela Hajati ka dhënë së fundmi performancën e saj të fundit para jurisë së festivalit. Koreografia e performancës nuk ishte ndryshuar aspak, ashtu sikurse tha edhe Ronela së bashku me Klaudia Pepën, pavarësisht polemikave të shumta.

Këngëtari Ardit Çuni bëri menjëherë një reagim ku theksoi se Ronela ia doli me sukses. Por edhe këngëtarja Rozana Radi e ka patur një reagim së fundmi.

Ajo thekson se efektet speciale dhe ndriçimi në performancën e Ronelës ishin “të tmerrshme.” “Nuk mund ta shikoj performancën e Ronela Hajatit sonte për arsye personale por pashë disa video të hedhura nga ata që e kanë parë dhe xhiruar nga TV. Plan televizive të tmerrshme. Ndriçimi i këngës së Ronelës dhe efektet speciale mungonin (Ato efekte që përdoren për të mbuluar të gjithë performancën). Duhet të kërkohet urgjent t’i bëhet “yzmeti” dhe skenës në këtë këngë”- thuhet në postimin e saj.

Ronela Hajati do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision me këngën e saj “Sekret”. Ajo është kritikuar disa herë jo vetëm për këngën, por edhe për koreografinë apo peshën e saj trupore. Madje, pak ditë më parë, Ronela reagoi ndaj komenteve negative.