Pavarësisht si përfundon ky sezon, fitojnë apo jo në Premier League dhe Champions, Liverpool dhe Jurgne Klopp gjetën kompromisin për të vijuar bashkëpunimin ndërmjet tyre, me palët që zgjatën kontratën ekzistuese deri në 2026. Të njëjtën linjë pritet të ndjek edhe Man.City me Pep Guardiolën.

Sipas The Sun, “qytetarët” janë të gatshëm ti ofrojnë teknikut spanjoll një kontratë të re, një kontratë 2-vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon. Kontrata aktuale skadon në 2023, ndërsa me kontratën e re parashikohet edhe një rritje e ndjeshme e pagës.

Gjithnjë sipas të përditshmes britanike, parimisht Pep Guardiola ka rëndë dakord për rinovimin e kontratës edhe për dy vite të tjera. Si dhuratë për firmën e re, Pep Guardiola do të ketë në dispozicion sulmuesin që aq shumë kërkon, Erling Haaland.