Kryeministri Edi Rama falënderoi sot të gjithë punonjësit e drejtuesit e shërbimeve publike që siguruan mbarëvajtjen e eventit të madh sportiv të finales së Conference League.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama u shpreh se ata i zbardhën faqen Shqipërisë dhe bënë që të marrim përgëzimet më të ngrohta nga UEFA, nga ekipet drejtuese të të dyja skuadrave, si edhe nga miq e partnerë të vendit tonë.

“Respekt. Një falënderim i megjithëzemërt, për të gjithë punonjësit e drejtuesit e shërbimeve publike të përfshira në eurosuksesin e djeshëm të Shqipërisë, nga Policia e Shtetit tek Aviacioni Civil, nga shërbimet portuale tek ato mjekësore, që siguruan mbarëvajtjen e eventit të madh sportiv të finales së Conference League, duke i zbardhur faqen Shqipërisë dhe duke bërë që të marrim përgëzimet më të ngrohta nga UEFA, nga ekipet drejtuese të të dyja skuadrave, si edhe nga miq e partnerë të vendit tonë”, u shpreh Rama.

Kjo ishte finalja e parë e këtij kompeticioni evropian, teksa është finalja e parë e një kupe evropiane që luhet në Shqipëri