Nënkryetarja e LSI Brisida Shehaj në emisionin Opinion në Tv Klan, ka treguar se kryeministri i vendit Edi Rama e ka hedhur në gjyq.

Shehaj ka thënë se mesa duket kryeministri Rama është ndjerë i fyer nga ato që Shehaj ka deklaruar duke shtuar se shpreson që kryeminstri të vijë dhe të përballet me të në seancën gjyqësore.

Brisida Shehaj: Rama shpresoj që të vijë në gjyqin me mua.

Blendi Fevziu: Të ka hedhur në gjyq Rama?

Brisida Shehaj: Po, po. Shpresoj shumë që të vijë personalisht.

Blendi Fevziu: Për çfarë të ka hedhur në gjyq?

Brisida Shehaj: Të ma thonë se nuk ma kanë thënë akoma.

Blendi Fevziu: Rama ty personalisht?

Brisida Shehaj: Po.

Blendi Fevziu: Po ju keni pasur dhe raporte të mira, keni qenë punonjëse e tij.

Brisida Shehaj: Mesa duket qenka ndjerë i fyer dhe nga shpifjet që kam bërë, por unë kam letra për ato që kam thënë dhe shpresoj që të vijë dhe të ia jap letrat në dorë dhe të ia bëj publike.

Blendi Fevziu: Kur e ke gjyqin me Ramën?

Brisida Shehaj: Nuk ka dalë data akoma. Një gjë është e sigurt që Ilir Meta dhe ne nuk do të ndalojmë për inceneratorët.