Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se 128,392 fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes në Shqipëri.

“Me lajmin e mirë se mbi 128,392 fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes, me programin universal të mbështetjes për çdo të porsalindur, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.

Krryeministri thotë se prej janarit të vitit 2019 qeveria mbështet me 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 lekë për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë.